Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Përmes një postimi të Presidencës, Osmani ka thënë se 25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe kanë vrarë 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Derisa, presidentja theksoi se sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve.







