Bujar Osmani

Osmani: Me Edi Ramën dhe Albin Kurtin kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës kanë marrëdhënie korrekte dhe institucionale.

Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre.

“Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim, po nuk ka mbajtur anë. Ne nuk jemi pakicë në RMV, sot kemi kryeministrin, ministrin e Jashtëm. Nuk ka duhet asnjë patronazhizëm, na duhet bashkëpunim, por jemi zot të shtëpisë sonë. Nëse fillojmë me ndërhyrje politike, prishim raportet etnike dhe politike që i bëjnë shqiptarët vendimtarë, prishen balancat”, tha Osmani në “Euronews Albania”.

Osmani tha se për herë të parë është arritur që vendimet për RMV të merren në Shkup nga maqedonasit dhe shqiptarët krah për krah.

Sipas tij, historikisht vendimet për RMV janë marrë në Beograd dhe ndonjëherë edhe në Prishtinë apo Tiranë.

“Ka një keqkuptim edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kur shkojmë ne atje si funksionarë shqiptarë shihemi sikurse ne jemi vetëm mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi udhëheqës të shtetit atje, jemi zot në shtëpinë tonë. Jam ministër i Jashtëm i RMV dhe sot qëndrimi zyrtar ndaj Kosovës është që mbështesim dialogun Kosovë-Serbi.

VIDEO BONUS: AUV kreu 76 mijë inspektime në vitin 2023, asgjësoi mbi 1 milion produkte ushqimore