Osmani: Masakra e Rezallës është dhimbje e jona e vazhdueshme

Në 22 vjetorin e kësaj masakre Osmani thotë se nevoja për drejtësi riaktualizohet ku zotohet se nuk do të ndalen së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë.

Mes tjerash presidentja Osmani shkruan se masakra e Rezallës është dhimbja e vazhdueshme e të gjithëve.

“22-vjet pas, nevoja për drejtësi riaktualizohet, duke u bërë përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të vendit. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë sepse ata u privuan nga jeta, vetëm pse ishin shqiptarë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur përgjegjësit dhe ekzekutuesit të vihen para drejtësisë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.