Presidentja e Kosovës

Vjosa Osmani e merr seriozisht shprehjen “Sherif i ri në qytet”, shfaqet nga Teksasi

Me kapele që vendosen zakonisht nga sherifët në ShBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shfaqur nga Teksasi.

Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet të jetë në një fermë kuajsh.

“When in Texas…” – ka shkruar ajo.

Osmani kishte pushtuar rrjetin kohë më parë kur si Kryetare e Kuvendit në një ballafaqim me deputetin e LDK-së, Kujtim Shalën kishte thënë se “”There is a new Sheriff in town”.

Osmani këto ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.