Masakra në Poklek

Osmani: Kushdo që thotë se në Kosovë s’u krye gjenocid, le të shkojë në Poklek

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një reagim mbi gjenocidin e forcave serbe ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ajo ndërsa kujton gjashtëmuajshen Liri Muqollin e cila u ekzekutua bashkë me familjarë nga forcat serbe, thotë se kushdo që mendon se në Kosovë s’u krye gjenocid, le të shkojë në Poklek.

”Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Kushdo që thotë që në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek”.

VIDEO BONUS: