Presidentja e Kosovës

Osmani: Kur përjashtohen vajzat dhe gratë nga proceset e vendimmarrjes, kufizohet e tërë shoqëria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot në konferencën e “Javës së Gruas”, se përgjatë historisë së njerëzimit, shoqëritë kanë bërë përparime vetëm atëherë kur kanë përqafuar plotësisht diversitetin dhe kanë fuqizuar gjithësecilin zë.

Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë me temën “avancimi i lidershipit gjithëpërfshirës si domosdoshmëri strategjike në adresimin e sfidave të shekullit 21”, ajo tutje është shprehur se udhëheqja gjithëpërfshirëse është një burim force dhe një mjet që mundëson transformimin pozitiv të shoqërivë tona.

“Kudo që ka udhëheqje gjithëpërfshirëse, aty ka përparim, ka mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë. Të gjithë e dimë se sfidat para nesh janë të mëdha dhe komplekse. Ne jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme, në një periudhë të transformimit global dhe përiudhë të sfidave të paprecedenta. Nga ndryshimet klimatike, tek inteligjenca artificiale, nga konfliktet e armatosura, tek luftrat hibride e poashtu nga pabarazitë ekonomike, te pandemitë globale, problemet me të cilat përballemi secili shtet sado i vogël apo i madh që kërkojnë zgjidhje të guximshme dhe qasje ndryshe nga ajo se si është paramenduar në të kaluarën”.

“Nuk mund të vazhdojmë më të mbështetemi në modele të vjetra të mendimit dhe të veprimit të cilat kanë prodhuar vazhdimisht pabarazi. Në vend të kësaj, duhet të angazhohemi për ndërtimin e shoqëerive dhe të një bote e cila vlerëson dhe shfrytëzon plotësisht kontributin e secilit individ dhe kjo është e pamundur pa përfshirë në tërësi kontributin e vajzave dhe grave. Ne dita ditës kuptojmë edhe më shumë që ne mund të kemi sukses të garantuar qoftë në udheheqjen e shtetit, udhëheqjen e kompanive apo në organziminën e komuniteve vetëm atëherë kur vajzat dhe gratë janë prezente, atëherë kur ato përfshihen, atëherë kur atyre u dëgjohet zëri, dhe atëherë kur edhe ato marrin vendime”, u shpreh e para e shtetit, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se kur përjashtohen vajzat dhe gratë nga procese të vendimmarrjes, e kufizojmë aftësinë tonë kolektive, shoqërinë tonë në tërësi.

“Kur i përjashtojmë vajzat dhe gratë, komunitete të tëra dështojnë, kur i përjashtojmë ato nga procesi i vendimmarrjes, kur marxhinalizojmë grupe të caktuara duke u bazuar në racë, gjini apo fe, ne e kufizojmë aftësinë tonë kolektive, shoqërinë tonë në tërësi. Nuk mjafton t’i kushtojmë fjalë diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, ne duhet të punojmë pa rreshtur dhe çdo ditë për të larguar barrierat që pengojnë të gjithë individët që të marrin pjesë plotësisht në demorkacinë dhe ekonominë tonë. Ndryshimi fillon nga ne, nga gjithësecili prej nesh, ndryshimin e fillojmë me një vepër, me një kuazë, me një projekt e edhe me një fjalim. Është e jashtëzakonshme se çfarë mund të arrijmë dhe të bëjmë me vepra të vogla. Unë nuk besoj që ka vepra të vogla, ka të vogla me impakt të madh, sepse çdo vepër na ofron më afër gjithëpërfshirjes si synim. Mos hezitoni sado që mund të duket vështirë, mos ngurroni ta ngrisni zërin, mos nguroni të kundërshtoni e reagoni, dhe të kërkoni të drejtat tuaja. Në rrugëtimin tuaj mos lejoni kurrë të ju ulin, të ju bëjnë të ndryshoni kahun, nuk e di askush më mirë se ju aftësinë dhe potencialin tuaj. Të angazhohemi për gjithëpërfshirje dhe barazi gjinore. Diversiteti është forca dhe pasuria jonë më e madhe”, tha Osmani,