Drejtori i Termokosit

Osmani: Kopshti “Xixëllonjat” brenda dy javësh do të ketë funksional sistemin e ri të ngrohjes

Drejtori i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se kopshti “Xixëllonjat” në lagjen Pejton brenda dy javësh do të ketë funksional sistemin e ri të ngrohjes.

Ai sot ka vizituar nga afër punimet së bashku me drejtoreshën për arsim në Prishtinë, Jehona Sadriu-Lushkau.

“ Kopshti i fëmijëve “Xixëllonjat”, në lagjën Pejton, brenda dy javësh do të ketë funksional sistemin e ri të ngrohjes! 🚜 Së bashku me Nënkryetaren e Komunës së Prishtinës / Drejtoreshen e Arsimit znj. Jehona Lushaku Sadriu, vizituam ekipin tonë të Termokos – i cili është duke finalizuar punimet për kycjen në sistemin e ngrohjes kopshtin e femijeve “Xixellonjat”. 💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka njoftuar ai.