Osmani, komandanti i KFOR-it dhe ambasadorët e QUINT-it nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është parë të bëjë homazhe tek memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Osmani para pllakës përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it të rënë gjatë luftës së fundit, në fjalimin e saj në gjuhën angleze tha se Kosova është përgjithmonë mirënjohëse ndaj NATO’s për ndërhyrjen e saj në Kosovë.

Ajo është parë e shoqëruar nga komandanti i KFOR-it dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. /Ballkani.info/