Vjosa Osmani, kryeparlamentarja e re e Kosovës, qysh në ditën e parë të punës së saj ka nxitur shumë reagime, duke hequr fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi për ta zëvendësuar atë me fotografinë e Ibrahim Rugovës.
Ajo tha se këtë e ka bërë që sa herë të shkojë në zyre të inspirohet nga Ibrahim Rugova.
Megjithatë, kjo është konsideruar shkelje e ligjit, pasi që ligji i protokollit parasheh që fotografia e presidentit aktual duhet të jetë në pjesën ballore të zyrës, shkruan Ballkani.info.
Mirëpo, sot, Albin Kurti, partneri i Vjosa Osmanit në qeverisjen VV-LDK e ka shkarkuar nga pozita e koordinatorit djalin e Ibrahim Rugovës, Mendimin. Jo vetëm atë, por kryeministri e ka shkarkuar edhe Bahri Berishën nga pozita e Drejtorit të Doganës së Kosovës. Berisha njihej si i afërt me LDK-në dhe ishte emëruar në këtë pozita me rekomandim të Isa Mustafës sa ishte kryeministër.
As për Mendim Rugovën dhe as për Bahri Berishën, LDK-ja nuk ka bërë zë!
Shtrohet pyetja, nëse për Vjosa Osmanin, Ibrahim Rugova është inspirim, si lejon ajo që Albin Kurti ta lë pa punë djalin e presidentit historik? Pse nuk ka reaguar Osmani? /Ballkani.info/







