Osmani i shkon në zyre kryeministrit, Kurti i referohet si presidente në ardhje

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Osmani uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.

Kryeministri Kurti e falënderoi Osmani dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.

Ndërkohë, përmes një letër urimi, sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re. Ai e ka përgëzuar Kurtin për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie.