Osmani: I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë se do të qëndrojmë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit duke thënë se e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo.

Osmani ka shtuar tuje se “SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo ditë dhe situatë tjetër”.

“I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo. 11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, në përkujtim të sulmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Kosovë janë shënuar disa aktivitete.

Për sulmet e 11 shtatorit në SHBA është deklaruar sot edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, duke thënë se SHBA-të mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit.