Osmani i jep LDK-së vetëm simbolin e Rugovës, ndërsa VV-së prezencën fizike në fotografinë e fundit në Kuvend këtë vit

U.D Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar deputetëve të VV-së për fotografinë e fundit nga Kuvendi i Kosovës për këtë vit, që mund të jetë edhe e fundit për këtë legjistlaturë.

Ajo refuzoi të bashkohej me deputetët e LDK-së për fotografi të përbashkët, por i “falenderoj” ata me simbolin rugovian- dy gishta në “qiell”, transmeton Ballkani.info.

Kjo e konfirmon edhe më shumë prezencën në listë të përbashkët të Inicativës së Vjosës me Vetëvendosjen./Ballkani.info/