Osmani godet Pacollin edhe pse ai e votoi atë për presidente: S’ka më lobim për lëkurën dhe biznese individuale

Presidentja Vjosa Osmani i ka goditur ish-ministrin Jashtëm Behgjet Pacolli duke thënë se sot politika e jashtme nuk lobon për interes individual e as për biznese individuale, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Osmani tha se ndryshe si viteve të tjera, këto lobime do të bëhen vetëm për interesin e qytetarëve të Kosovës, e jo për lëkurën individuale të dikujt, e as për bizneset e pronat individuale të dikujt.

“Gjatë takimeve unë kam biseduar me biznese e oda tregtare. Rezultati i këtyre takimeve është se kurrë nuk ka pasur interesim më të madh të investitorëve të jashtëm.  Do të ketë investime serioze, që do ta transformojnë ekonomikë e Kosovës.

Kjo është rezultat i kësaj politike të jashtme që kurrë nuk ka qenë me dinamike në Kosovë. Më e rëndësishmja është që politika e sotme e jashtme e Kosovës nuk lobon as për interes individual e as për biznese individuale sic kemi parë në të kaluarën. As për lëkurën individuale të dikujt, as për bizneset e pronat individuale të dikujt, vetëm për Kosovën”, tha Osmanin ë KallxoPernime.

Të kujtojmë se Pacolli ishte ai që e votoi Osmanin për presidente, pasi asaj i duhej edhe vota e tij. Madje Pacolli kishte ardhur apostafat për ta votuar atë.