Osmani: Gabova që kandidova për kryeministre pa qenë kryetare e LDK’së

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se ka gabuar që ka kandiduar për kryeministre nga LDK.

Duke përmendur gabimet që i kushtuan në zgjedhje, ajo thotë se deri një javë para zgjedhjeve po printe ajo në sondazhe por humbi në javën e fundit nga VV. Gjithsesi, Osmani thotë se ka gabuar që ka kandidaur për kryeminsitre pa qenë kryetare e partisë.

“Mendoj që kanë qenë një numër i gabimeve të vogla. Gabimi themelor ka qenë se kam pranuar të kandidohem për kryeministre pa qenë kryetar e partisë. Nga nuhatja që i kam bërë gjatë viteve elektoratit dhe partisë, shumica dërmuese ka menduar se nuk do të vendosë unë por do të vendosë kryesia e vjetër. Këto gjëra i përmendte vetë Mustafa, kur thoshe edhe se nuk i kemi rënë pishman që e kemi zgjedhur Thacin president, në kohën kur ne po mundoheshim të bindnim votuesin se do të luftojmë korrupsionin”, ka thënë ajo në Syri TV.

“Përkundër insistimit tim, partia ime e kishte shtyer shumë gajtë që do të kandidoja unë për kryeministër. Për partitë tjera është ditur gjatë. Vetëm në LDK, duke e ditur kohën e vogël”, shtoi ajo.