Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar  përvjetorin e vrasjes së akademikut  Fehmi Aganit.

Siç shkruhet në njoftimin e presidencës në Facebook, “ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë.

E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë.

Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.

Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit”, shkruhet tutje në postim.