Osmani e tronditur nga shpërthimi në Ferizaj: Shpresoj që ngjarje të tilla të mos përsëritën

Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, ka thënë se është e tronditur nga ngjarja që ndodhi sot në Ferizaj, ku si pasojë e një shpërthimi të madh që ka ndodhur në një nga restaurantet deri më tani kemi 43 të lënduar.

Osmani tha se shpreson që ngjarje të tilla të mos përsëritën.

“E trishtueshme ngjarja në Ferizaj në këtë fillimvit. E tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasditës në një nga restaurantet në këtë qytet. Në këto momente lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe jemi pranë familjarëve të tyre. Duke u lutur që të mos ketë viktima, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”.