Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimin në New York, është takuar me ndihmës sekretaren amerikane Dafna H. Rand.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në takim, ndër të tjera ka ngritur shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative.
“Takim produktiv në New York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, ka shkruar Osmani.







