Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Osmani falënderoi ambasadorin italian për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Njëkohësisht, ajo e njoftoi ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës.

Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ambasadori Sardi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

loading…