Osmani: Duhet të marrim vendime konkrete që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësi të panelistes në Konferencën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimi e shtetit”, organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka dhënë një mesazh për gratë.

Ajo ka thënë se gratë s’duhet të dorëzohen drejt arritjes së qëllimeve të tyre.

“Sikur të na duhej nga një ditë për secilën herë që dikush na ka thënë nuk mundesh se je grua, atëherë vitit do t’i duheshin më shumë se 365 ditë. E, sikur ta mblidhnim secilin gur që është gjuajtur drejt nesh, me siguri do të ndërtonim shumë e shumë kështjella e kala. Por, këshilla që unë e kam, sidomos për vajzat e reja, është se me gjithë gurët që gjuhen në drejtim tonin, të vazhdojmë të ndërtojmë kështjella të fuqishme!”, ka thënë Osmani.