Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kaluan sot ditën në Istog, për t’i falënderuar qytetarët që votuan vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bartësja e listës së LDK-së u takua me qytetarët që e nxorën LDK-në si partinë më të votuar në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
“Është vetëm fillimi!
Është vetëm hapi i parë!
Prandaj, sot ishim në Istog për t’i falënderuar veprimtarët dhe aktivistët që u angazhuan për fitore, të udhëhequr nga Kryetari Ilir Ferati. Puna e tyre u bë me gjithë zemër dhe pa kursyer asgjë. Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo” shkroi Osmani në Facebook.
Në Istog, Osmani me LDK-në morën 5,918 vota.






