Osmani dekoron policin që gati e kishte humbur shikimin nga lëndimi në protestën e dhunshme të Kurtit

Komandanti i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, është dekoruar me Medalje Presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2023.

“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet te motivacioni i kësaj medaljeje presidenciale për komandant Ahmetin, shkruan Demokracia.com.

Por, është i njëjti kryepolic që në protestën e janarit të vitit 2015, kundër ish-ministrit serb të Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, që ishte lënduar rëndë nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga lëndimi në atë protestë, Ahmeti rrezikonte seriozisht që ta humbiste edhe shikimin.

Megjithatë, me intervenim shtetëror dhe me ndihmën e Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Ahmeti ishte dërguar më 2015-ën për trajtim në Turqi nga ku ishte kthyer i shëruar.

Protesta e 24 janarit të vitit 2014 ishte organizuar nga opozita e atëhershme, që përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, pas një deklarate fyese të ish-ministrit Jabllanoviq për nënat gjakovare. /Demokracia.com/