Osmani: 9 tetori mund të jetë dita kur Hoti raporton për 100-ditshin e qeverisjes së tij

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpalosur para gazetarëve pikat e rendit të ditës që pritet të zhvillohen gjatë të enjtes kur edhe do të mbahet seanca e radhës.

Osmani ka thënë se në mesin e këtyre pikave do të jetë sërish ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo ka thënë se në këtë seancë janë disa pika të rendit të ditës e për të cilat duhen votat e 2/3 të deputetëve.

Osmani tutje ka theksuar se do të paraqiten para Kuivendit një sërë raportesh nga agjencie të ndryshme, ndërsa ka theksuar se të premten mund të jetë dita kur para deputetëve të raportojë kryeministri Avdullah Hoti për 100 ditshin e qeverisjes së tij.