“Osimhen mund të përfundojë te Juventusi, sikurse që ndodhi me Higuain” – ish sulmuesi italian hap debat në Itali

Ish sulmuesi i njohur italian, Alessandro Matri, këmbëngul se Juventusi duhet të shesë Dusan Vlahovic dhe të riinvestojë parët në yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Napoli tashmë ka konfirmuar përmes presidentit Aurelio De Laurentiis se Osimhen dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që besohet të jetë 120-130 milionë euro dhe Matri thotë se kalimi te Juventusi nuk përjashtohet.

“Nuk do ta përjashtoja mundësinë që Osimhen të shkojë në Juventus”.

“Nëse Vlahovic e përfundon mirë këtë sezon, ai mund të shitet për 70 milionë euro, ndërsa Matias Soulé gjithashtu mund të sjellë një fitim shumë të mirë”.

“Blerja nuk do të ishte e paqëndrueshme dhe mos harroni që Juve e ka bërë këtë më parë me Gonzalo Higuain. Ata kursyen para këtë sezon dhe nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve, ata do të kishin para shtesë për të shpenzuar”, ka thënë tha ish-sulmuesi i Bianconerëve në rolin e tij të ri si ekspert në DAZN.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se Napoli ndryshoi politikën mbi kontratat pasi humbi Higuainin nga Juventus për klauzolën e tij të lirimit prej 90 milionë euro në vitin 2016.

Pas atij transferimi, Napoli në marrëveshjet e tyre vendoste klauzola të lirimit që ishin të vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, që vlen tani edhe për Osimhen.

Edhe gjigantët e Evropës si Arsenal, Chelsea, Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu pretendentë për nënshkrimin e tij.