OSCE lavdëron Policinë pasi arrestuan të dyshuarit që i thyen xhamat serbes në Pejë

Misioni i OSCE-s në Kosovë ka dalë me një komunikatë ku ka lavdëruar Policinë e Kosovës pasi këta të fundit arrestuan të dyshuarit që thyen xhamat e shtëpisë së një serbeje në Pejë.

OSCE thotë se Policia bëri punë të mirë për të “mbrojtur të pambrojturit në komunitetin tonë”.

Të dyshuarit kishin thyer xhamat e Romana Ljubiq, shtetase kosovare e nacionalitetit serb.

“E përgëzojmë Policinë e Kosovës në Pejë për kapjen e atyre që gjuajtën me gurë shtëpinë e serbës së Kosovës Romana Ljubiq, duke ia thyer dritaret”, thuhet në komunikatë.

“E rëndësishme për të trajtuar delikuencën dhe për të respektuar të pambrojturit në komunitetin tonë”, thuhet tutje.