Michael Davenport, i cili është Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovës, ka reaguar sot pas sulmeve që janë bërë kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit, gjatë tre ditëve të fundit.
Përmes një reagimi në Facebook, thuhet se OSBE-ja i përcjell me shqetësim sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Tutje në reagim shtohet se sulmet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe se OSBE-ja i bën thirrje institucioneve përkatëse që të bëjnë identifikim e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë vëren me shqetësim të madh sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. Aktet e tilla të shëmtuara, të drejtuara kundër jetës së policëve, detyra e të cilëve është të mbrojnë të gjithë njerëzit në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të fokusojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në reagim.







