Modelja

Oriola Marashi shkëlqen me paraqitjen e radhës në një kostum të kuq

Ajo është njëra nga modelet shqiptare që merr vëmendje sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila tashmë numëron ndjekës të shumtë në Instagram.

Bukuroshja kësaj radhe ka publikuar disa foto të reja, ku shfaqet e veshur me një kostum të kuq.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se këto imazhe i ka realizuar për Shën Valentin, ndonëse prej kohësh nuk ka qenë e përfolur për ndonjë lidhje dashurie.

Të shumta qenë komplimentet që mori krahas postimit nga miqtë e ndjekësit.

Foto: Screenshot/Instagram

Oriola po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut jashtë trojeve shqiptare.

Ajo prej kohësh u bë imazh i ‘Guess’ dhe po vazhdon të jetë shumë e kërkuar.