Oriola Marashi ndan shqetësimin e saj me ndjekësit: Dikush po keqpërdor emrin tim

Modelja Oriola Marashi është një ndër femrat më të ndjekura në Instagram, e cila deri tani numëron 413 mijë ndjekës në llogarinë e saj.

Instagram-i është rrjeti sociali më i përdorur nga bukuroshja, megjithatë ajo ka edhe një profil të sajin në Facebook, të cilin nuk e përdor shpesh.

Por, dikush ka hapur një llogari në Facebook në emrin e modeles, madje siç tregon Oriola, po keqpërdor emrin e saj.

E shqetësuar, bukuroshja i kërkon ndjekësve t’i bëjnë report dhe tregon se ai nuk është profili i saj zyrtar.

“Profil fallso që po keqpërdor emrin tim, report ju lutem”- shkruan modelja, e cila sqaron edhe cila është llogaria e saj.