Oriola Marashi dhe Kejvina Kthjella në një darkë romantike së bashku, arsyen e zbuloni këtu

Oriola Marashi së fundmi është diskutuar shumë për suksesin në industrinë e modës, ku ia ka dalë që të bëjë sfilatë për një nga kompanitë më të mëdha të veshjeve siç është ajo e Guess.

Urimet kanë qenë të shumta për modelen dhe mesa duket në vijim ne do të kemi projekte edhe më të mëdha nga ajo.

Nga InstaStory i Oriolës ne kemi vënë re disa zhvillime interesante në këtë drejtim, pasi së fundmi ajo ka shpërndarë një video duke trokitur gotat dhe personat që ka bërë tag janë pikërisht Kejvina Kthjella dhe modelja tjetër Liza Mahou.

Për rikujtim duam të sjellim në vëmendje edhe një sesion me foto që Kejvina ka bërë për kompaninë Guess, të cilën ajo e shpërndau në Instagram-in e saj.

Ndërkohë në ditën e djeshme edhe ajo ka postuar të njëjtat foto dhe disa të tjera duke punuar në ambientet e brendshme të Guess në Zvicër.

Nuk jemi të sigurtë se çfarë po përgatitet, pasi vajzat nuk tregojnë më gjatë, por në Story-n tjetër Oriola ka shpërndarë edhe një foto me Paul Marcianon, I cili është bashkëthemeluesi I kompanisë gjigande të modës Guess.