Organizuan ndejë me birra e me muzikë në Vushtrri, arrestohet organizatori

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një person për thyerje të rregullit për mbajtje të distancës sociale.

Bëhet fjalë për Naim Ibishin nga komuna e Vushtrrisë i cili ka qenë pjesëmarrës në një ndejë të mbyllur me miqtë e tij.

Në mesin e asaj ndeje sipas pamjeve duken se kanë persona të moshave të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Policia e Kosovës vazhdimisht janë duke bërë thirrje për mbajtje të distancës sociale. Kujtojmë që tashmë qyteti më i madh në Kosovë, Prishtina, është futur në karantinë.

Pamjet mund t’i ndiqni më poshtë: