Organizatorët nuk i ndajnë Kurtin e Brnabiqin, dalin foto të reja nga takimi në Londër

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili para se të vinte në pushtet thoshte se nuk do të takohet me krerët e shtetit serb, pa kërkuar falje Serbia për krimet e kryera në Kosovë, është takuar sot me homologen e tij serbe, Ana Brnabiq, dhe nga një foto e shpërndarë nga Tim Judah, nuk duket se është pa disponim.

Kurti në këtë takim që po mbahet në Londër po merr pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruan Reporteri.net.

Gazetari britanik, Tim Judah, që e ka shpërndarë këtë foto në Tëitter, ka thënë se do të jetë interesant të shihet se çfarë do të ndodhë prapa skenave. Nuk dihet nëse ka aluduar në takimin e Kurtit me Vuçiq, në Mynih, ku kryeministri kosovar kishte mbajtur një fjalim të zjarrët, i cili e kishte bërë nervoz presidentin serb.

“A do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Brnabic. Do të jetë interesante të shohim çfarë ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia”, ka shkruar Judah.

E pak minuta më vonë, ka nisur edhe diskutimi, me ç’rast janë publikuar edhe fotografi të tjera ku shihet kryeministri Kurti i ulur afër me homologen Branbiq.