Kreu i Organizatës së veteranëve, Hysni Gucati ka bërë thirrje për udhëheqësit e Kosovës dhe liderët e partive politike që të kenë qëndrime të njëjta para takimit me Serbinë në Uashington, .

Gucati në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo duhet të ndodhë për të mirë të vendit, derisa, kanë bërë thirrje që klasa politike të bashkëpunojnë e të jenë shembull i unitetit në vend dhe në rajon.


“Vetëm të bashkuar mund të ecim tutje dhe të kemi zgjidhje sa me të mirë për Kosovën, ne veteranët e UÇK-së nuk kemi luftuar që sot klasa politike dhe udhëheqëse e vendit të jenë të ndarë dhe të mos mund të kenë qëndrime të njëjta, tani është mundësia e tyre dhe momenti historik të tregojnë se ja duan të mirën Kosovës duke qenë të bashkuar dhe duke e përfaqësuar Kosovën sa me dinjitetshëm në Ëashington, delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë ai.