Është jetësuar një marrëveshje fantastike mes komunës së Prishtinës dhe fakultetit të Arkitekturës në UP. Orët e praktikës në fakultet, do të shfrytëzohen për projekte në të mirë të kryeqytetit. Si rezultat, sot në tryezë u mblodhën arkitektët e Prishtinës.

“Po dakordohemi për projektet që hyjnë në kurrikulë dhe për punëtoritë praktike që sjellin rezultate të shpejta në terren” , ka theksuar Përparim Rama. “Gjithashtu, u theksua ngritja e kapaciteteve në nivel lokal për participimin publik, që do të realizohet përmes projektit SPACE Erasmus+”, ka shkruar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.