Milan-Chelsea

Orë të nxehta për shkëmbimin Higuain-Morata

Mediat britanike raportojnë se transferimi i Alvaro Morata në radhët e Milanit është vetëm çështje orësh.

Prej ditësh është përfolur se e ardhmja e sulmuesit spanjoll do të jetë larg Londrës dhe me kalimin e ditëve këto zëra sa vinë e konfirmohen akoma edhe më shumë. Për ta përmbushur me sukses operacionin Chelsea dhe Milan do të shkëmbejnë mes tyre Moratan dhe Higuain.

Drejtori sportiv i kuqezinjve Leonardo dhe drejtoresha e Bluve të Londrës, Marina Granovskaia janë takuar shpesh kohët e fundit pikërisht për të gjetur gjuhën e përbashkët për këta dy lojtarë, por jo vetëm.

Në operacion pritet të përfshihen edhe një rikthim i Bakayokos tek Chelsea dhe kalimi i Cesc Fabregas tek Milani. Sipas raportimeve bisedimet mes palëve do të intensifikohen akoma edhe më tepër duke nisur që nga 1 janar i 2019-ës.

Të dy sulmuesit si Higuain ashtu dhe Morata duket se nuk po arrin dot të stabilizohen. Argjentinasi i dha lamtumirën Juventusit menjëherë pas ardhjes së Cristano Ronaldos tek bardhezinjtë, teksa Morata pavarësisht përpjekjeve duket se nuk po i përshtatet dot futbollit anglez. Nisur nga kjo me shumë gjasa të dy sulmuesit po kalojnë orët e tyre të fundit në skaudrat respektive.