SHBA

Orbani në përkrahje të Trumpit: Kthehu dhe sillna paqe, z. President!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e shprehu përkrahjen e tij për kandidaturën e aleatit të vjetër, Donald Trump, për president të ShBA-së pas një takimi me miliarderin amerikan në Florida të premten vonë.

Dy figurat diskutuan “një spektër të gjerë të çështjeve që i prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara, përfshirë rëndësinë e lartë të kufijve të sigurt e të fortë për ta mbrojtur sovranitetin e secilit vend”, sipas një deklarate të publikuar nga zyrtarët e fushatës së Trumpit, raporton agjencia “Reuters”.

Orbani ka thënë se vetëm rikthimi i kandidatit republikan në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës në botë që janë të respektuar dhe që mund të sjellin paqe. Ai [Trumpi] është njëri nga ta! Kthehu dhe na sill paqe, z. President” – shkroi kryeministri hungarez në rrjetin X pas takimit me ish-presidentin amerikan.

VIDEO BONUS: Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit, kërkohet vendosja e kamerave në rrugë