Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Budapest, duket se është befasuar këndshëm nga urimi “Selam aleikum” që i ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Marrëdhëniet mes presidentit turk dhe kryeministrit hungarez janë shfaqur edhe më herët shumë të ngushta gjatë vizitës së sotme në Budapest, ku po mbahet takimi i sivjetshëm i Organizatës së Shteteve Turke, transmeton Ballkani.info.

Gjatë pritjes së presidentit turk, Viktor Orban e përshëndeti me fjalët “Salam alejkum”, gjë që e befasoi këndshëm Erdoganin, i cili iu përgjigj “Alejkum selam”.

Ky gjest i pazakontë nuk është aspak karakteristik për kryeministrin hungarez, i cili në mesin e politikanëve të shumtë europianë shquhet për deklaratat dhe qëndrimet e shumta islamofobike. /Ballkani.info/