Nga sot, orari i qarkullimit për 90 minuta do të ndryshojë.
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri të lëvizjes 90 minutëshe të qytetarëve. Ky orar fillon së zbatuari nga sot dhe do të vazhdojë për dy ditët e ardhshme.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koroanvirusit.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me datën 30 prill do të bëhet një analizë epidiomilogjike dhe do të vendoset për lirimin e masave.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 731 raste pozitive me koronavirus, 165 prej të cilëve janë shëruar dhe 20 të tjerë kanë ndërruar jetë.







