Ora policore mund të zgjatet edhe pas 20 prillit

 Vazhdimi i masave të tanishme restriktive pas 20 prillit do të varet nga indikatorët të cilët ndiqen gjatë sjelljes së vendimeve për vendosjen e tyre, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Nëse ka nevojë – po, do t’i vazhdojmë. Me siguri do të bisedojmë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme dhe do t’i ndjekim shifrat dhe menaxhimin me spitalet. Këto ishin kriteret mbi të cilat vendosëm dhe analizuam deri tani, ndërsa ashtu do të jetë edhe gjatë javës së ardhshme”, shtoi Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me vazhdimin eventual të masave të deritanishme restriktive.

Masat restriktive të cilat tani janë në fuqi përfshijnë ndalesë të lëvizjes në periudhën nga ora 20:00 deri në 05:00, ndërsa janë mbyllur edhe të gjitha objektet hotelierike nëpër shtet, si dhe restoranet dhe kafenetë në hotele, motele, hostele, pansione dhe objekte tjera për akomodim.

I pyetur se kur do të vaksinohet kundër Kovid-19, ministri Filipçe theksoi se do të presë të mbërrijë sasi më e madhe e vaksinave.

Ai shtoi se personalisht nuk preferon asnjë vaksinë, sepse, siç potencon, të gjitha janë të sigurta.