Ora 21! Izolimi nga koronavirusi në Itali, kosovari i vetëm në tunelin drejt Milanos VIDEO

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë. Sipas raportimeve të fundit numri i të vdekurve ka kaluar mbi 230 persona ndërsa të konfirmuar janë 5.883 të infektuar.

Zona më e prekur në shtetin italian vazhdon të mbetet Lombardia, ku jetojnë edhe një numër jo i vogël i shqiptarëve, por që fatmirësisht zyrtarisht nuk është raportuar për ndonjë me virusin vdekjeprurës.

Por, paniku vazhdon të jetë i pranishëm, ku shumë institucione tashmë janë mbyllur, përfshirë shkollat, kishat e vendet publike.

Një kosovar që jeton në Lecco, ka dërguar një video në adresë të Indeksonline, duke treguar kështu se në tunelin që lidh këtë rajon më Milanon, nuk ka thuajse asnjë veturë në qarkullim.