Kryetari i Rahovecit dhe kandidati i AAK-së për zgjedhjet lokale, Smajl Latifi, ka deklaruar se mbështetja e fuqishme në fshatin Opterushë po i motivon ata për të punuar pa u ndalur.

“Këtë lloj mbështetjeje morëm në tubimin e sotshëm, së bashku me kandidatin tonë për Kuvendin e Komunës, Naser Mazreku”, ka shkruar Latifi.

Po ashtu, Shefi i Shtabit të AAK-së në Rahovec, Përparim Krasniqi, është nga Opterusha, gjë që e bën këtë mbështetje edhe më domethënëse për subjektin.