Opozitari Navalny thotë se momentumi kundër luftës në Rusi po rritet dhe protestat s’duhet të ndalen

Opozitari rus, Alexey Navalny, i cili është burgosur nga regjimi i Putinit, ka thënë se populli rus do ta braktisë Putinin dhe momentumi i shoqërisë ruse që janë kundër luftës do të rritet.

Ai përmes Tëitterit ka publikuar disa sondazhe të realizuar me popullin rus, ku për 13 ditë është është dyfishuar pikëpamja se Rusia është agresore në luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se Kremlini dëshpërimisht po përpiqet që ta shuajë kampanjën kundër luftës pasi po e vëren qartë dinamikën kundër një lufte në Ukrainë.

Navalny poashtu ka thënë se momentumi kundër luftës do të vazhdojë të rritet në shoqërinë, prandaj protestat kundër luftës s’duhet të ndalen në asnjë rrethanë.