RMV

Opozita shqiptare në Maqedoni “përforcohet” me Bajqinovcin, deputeti i VV-së shkon në një tubim

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se ka interesim për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. Mbrëmë, ai mori pjesë në një tubim të opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilët po e sfidojnë Ali Ahmetin e BDI-së.

Madje, Bajqinovci takoi krejt krerët e opozitës shqiptare në shtetin fqinj, përfshirë Arben Taravarin, kandidatin e kësaj opozite për president të Maqedonisë së Veriut.

“Se bashku me deputetin z.Avni Dehari në takim me mikun tim të vjetër me z. Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit dhe z. Bilall Kasami Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Afrim Gashi deputet, z.Halil Snopçe deputet dhe Izet Mexhidi. I uruam suksese në kandidimin e z. Arben Taravari për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai.

VIDEO BONUS: