Përfaqësuesi i koalicionit opozitar të Serbisë kundër dhunës, Pegja Mitroviq, tha se të gjitha indikacionet janë se opozita ka fituar në zgjedhjet lokale për Beogradin.
Pegja Mitoviq nga Serbia kundër dhunës tha se të gjitha indikacionet janë të tilla që ata do ta fitojnë Beogradin, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor, transmeton Ballkani.info.
“Gjithashtu, në vendet ku SNS (partia e Vuçiqit) fitoi vitin e kaluar, pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar, tha ai.
Mitroviq tha se këto zgjedhje ishin më të parregullta dhe se vetë kryeministrja Ana Brnabiq konfirmoi se “Stark Arena”, siç tha ai, është një “qendër grumbullimi” për votuesit e SNS-së.
Ai iu referua votimeve të diasporës dhe vuri në dukje se ndër të tjera në Londër 315 vota shkuan për SPN dhe 18 për SNS dhe se votuesit në shumicën e përgjithshme votuan për forcat demokratike.
Ai u tha qytetarëve që të kenë durim në radhë dhe se edhe pse qendrat e votimit janë të mbyllura, duhet të lejohen të votojnë nëse kanë hyrë në radhë para orës 20:00. /Ballkani.info/







