Opozita në Mal të Zi feston fitoren në Podgoricë, shumica me flamuj serbë FOTO/VIDEO

Sonte në Podgoricë ka nisur festa e opozitës malazeze, e cila po feston fitoren në zgjedhjet djeshme atje.

Edhe pse zyrtarisht fituese e zgjedhjeve është partia e Millo Gjukanoviqt, DSP-ja e tij nuk do të mundet vet ta krijoj qeverinë pasi që ka fituar vetëm 30 deputetë dhe për shumicë duhet 41 deputetë.

Në anën tjetër, partitë opozitare, kryesisht proserbe dhe pro ruse i kanë marrë 27 deputetë, respektivisht 10 të tjerë, shkruan Ballkani.info.

Qytetatët e mbledhur sonte në shumicë kanë festuar me flamuj serbë, ndërsa shumë pak janë parë flamujt malazezë.

Të grumbulluarit kanë brohoritur parulla kundër Gjukanoviqit duke e quajtur hajn, si dhe “Mali i Zi është ngritur”.

Në idenë e krijimit të qeverisë së re, rol të madh do të luaj koalicioni i shqiptarit Dritan Abazoviq, i cili i ka fituar katër deputetë.

Partitë shqiptare në këto zgjedhje i kanë fituar dy deputetë, nga dy lista. /Ballkani.info/