Opozita merr vendimin, do të ketë protesta të përhershme derisa Rama të rrëzohet!

Lider i opozitës Lulzim Basha së bashku me drejtuesit e tjerë të minorancës parlamentare kanë dalë në konkluzione pas një mbledhje të gjatë të mbajtur në selinë blu.

Në përfundim të mbledhjes, Lulzim Basha ka komunikuar nisjen e një “ere” të re protestash e revolte qytetare, të cilat sipas kryedemokratit do të ndalojnë derisa kryeministri Rama të rrëzohet.

Basha: Sot e gjithë Shqipëria e pa sesi në parlament Rama i hoqi opozitës të drejtën për të folur.

Vendi po rrëshket drejt autoritarizmit e diktaturës. Rama ka një parlament për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike, pranda në përgjigje ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të vendosur datën e revoltës. Shumë shpejt do të komunikojmë vendimin. Do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit tonë, rrëzimit të Edi Ramës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/326948367957477/?t=0