Opozita nuk i pati votat për t’i hequr nga rendi i ditës projektligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që nëpërmjet një rezolute, Qeveria t’i largojë këto tri projektligje, derisa këtë e mbështeti edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Grupi i LDK-së vlerëson se mocioni është i arsyeshëm dhe këto tri ligje kanë përmbajtje kundërshtuese dhe si të tilla duhet të tërhiqen nga rendi i ditës dhe Kuvendit të mos shqyrtojë”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ndërsa, Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se seanca e sotme është “ndër seancat më të dëmshme të kësaj legjislature”.
“Ka mundësi që të miratohen këto tri ligje që e kanë veç një synim: kapjen e shtetit në mënyrë ligjore, të institucioneve të pavarura”, ka shtuar Tahiri.
Kundër kësaj kërkese ishin 53 deputetë dhe 21 për.
Më pas, deputetët e partive opozitare lëshuan sallën e Kuvendit.
Kuvendi më pas votoi për Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pro këtij vendimi ishin 57 deputetë, 2 kundër, 2 abstenime e 1 deputet s’ka votuar fare.
Kuvendi më pas votoi për Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pro këtij vendimi ishin 57 deputetë, 2 kundër, 2 abstenime e 1 deputet s’ka votuar fare.Kuvendi më pas votoi për Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Pro këtij vendimi ishin 57 deputetë, 2 kundër, 2 abstenime e 1 deputet s’ka votuar fare.







