Opozita kundër, nuk futen në rend dite në Kuvend masat emergjente për energji

Në seancën e Kuvend, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka propozuar që të shtohet në rend dite të seancës plenare edhe dokumenti i vendimit për masat emergjente për furnizim me energji. Megjithatë, ky mocion nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve për të hyrë në rend dite.

Kjo pasi partitë opozitare kanë kundërshtuar propozimin.

LDK-ja ka thënë se Qeveria ende s’ka dhënë përgjigje për pyetjet që deputetët ia kanë parashtruar.

Kurse, Ferat Shala i PDK-së ka thënë se nuk do të flasin për kërkesën e Qeverisë pa marrë përgjigje mbi shfuqizimin e rregullores së investitorëve strategjikë.

As AAK-ja nuk i ka dhënë mbështetje propozimit.