Opozita e Iranit zbërthen grupin e hakerëve: Ky është komandanti që sulmoi Shqipërinë

“Iran International” ka zbërthyer grupin e hakerëve që kanë sulmuar kibernetikisht Shqipërinë për herë të dytë duke bllokuar sistemin TIMS pas faqeve të shërbimeve online qeveritare në 15 korrik.

Sipas opozitës iraniane pas hakerëve qëndron komandanti i Gardës Revolucionare Islamike dhe zyrtarë të tjerë.

“Komandanti më i lartë kibernetik i IRGC-së është Hamid Raza Lashgerian, një asistent profesor në Universitetin Imam Husein në Teheran” shkruan gazeta.

Lashgerian vitin e kaluar në një raport të Sky News u cilësua si kreu i Grupit të Inteligjencës 13, një nëngrup në një njësi kibernetike sulmuese që gjurmonte objektivat perëndimore.

“Hakerë të tjerë të lartë iranianë të përmendur në raport ishin vëllezërit Mohamed Hussein Shirinkar dhe Mohamed Bagher Shirinkar, si dhe dhëndri i tyre, Syed Mehdi Hashmi Togroljerdi” shkruan më tej gazeta, transmeton Express.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë garantoi mbështetjen për vendin tonë dhe tha se punuan së bashku për të rikthyer në normalitet sistemin. Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë brenda disa muajsh. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara.