Opinionisti nga Zvicra, Pal Shtufi, ka goditur ushtrues detyrën e Presidentit të Kosovës dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka thënë se ajo është shembulli më i keq për rininë politike.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, opinionisti Pal Shtufi ka thënë se Vjosa Osmani është shembulli më i keq për rininë politike.
“Vjosa është shembulli më i keq për rininë politike. Ajo ka shpërfaqur një mendësi orientale të fshehur shekuj brenda nesh, ku lojalitetin ndaj grupit, ndaj subjektit ose ndaj shtetit e bë aq relativ dhe të parëndësishëm, sa shumë të rinj e kanë marrë BESËTHYMJEN si sport normal”, ka thënë Shtufi.
Tutje ai ka thënë se Osmani ka thyer kodet bazike të shoqërive të organizuara.
“Vjosa Osmani ka thyer kodet bazike të funksionimit të shoqërive të organizuara”, përfundon shkrimi i Shtufit.
Së fundi Vjosa Osmani ka pranuar një sërë kritikash pasi kishte vendosu që t’ia ndërprente kontratën mikut të Kosovës, William Walker. Mirëpo pas kritikave si nga qytetarët, opinionistët, gazetarët e politikanët, ajo vendosi që ta vazhdonte kontratën e lobimit me të.







