Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me zbatimin e planit operacional “Goditja”, që lindi si nevojë urgjente pas rasteve të njëpasnjësshme vrasjesh në Kosovë.

Përgjatë një jave aktivitete, Policia ka arrestuar 97 persona dhe ka konfiskuar 37 armë; kjo përmes kontrollit nëpër vetura dhe lokale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftim.