Reparti Kirurgjik

Operacion i rrallë u krye në Spitalin e Pejës, pacientit iu hoq tumori mbi 14 kilogramë

Në Reparti Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një operacion të rrallë ku pacientit iu hoq një tumor prej 14.2 kilogramë në zonën e barkut.

Ekipi që kreu me sukses këtë operacion që zgjati 3 orë e 15 minuta u kryesua nga Dr. Naim Loxha – Shef i Repartit të Kirurgjisë. Në këtë ekip ishin edhe Dr.Bujar Idrizi – Kirurg, Dr.Numan Baliq – Kirurg, Dr.Adil Dobraj – Anesteziolog, Tekniku i Anestezionit Islam Kuqi, Instrumentalja Labinota Hasaj, Infermierët Nebahate Muhaxheri dhe Adelina Bushati.

Kontribut ka dhënë edhe Shefja e Repartit Sallat e Operacionit me Anestezion Dr.Hanumshahe Kingji.

Pacienti F.S i lindur më 1940 i diagnostikuar me tumor abdominal retroperiotoneal permague, tani më ka kryer fazën pas operacionale dhe vazhdon ende të trajtohet në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e këtij pacienti është stabile.

Stafin mjekësorë dhe gjithë personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ndihet krenar me këtë operacion që do të shërbej si motiv për punë në të ardhmen. /Ballkani.info/